Urimi i Përparim Ramës për Kurban Bajram: Paqe, harmoni dhe begati për çdo familje

- Advertisement -

Në atmosferën festive të Kurban Bajramit, kur familjet bashkohen rreth sofrës dhe vlerat e solidaritetit, sakrificës e humanizmit marrin kuptim më të veçantë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar qytetarët me rastin e kësaj feste të shenjtë islame.

Përmes një mesazhi urimi, Rama u ka përcjellë qytetarëve urimet më të përzemërta për paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet e tyre.

Ai theksoi se Kurban Bajrami është një festë që rikujton vlerat më të larta njerëzore, si solidariteti, sakrifica, mirëkuptimi dhe kujdesi për njëri-tjetrin.

“Le të shërbejë kjo festë si moment reflektimi dhe afrimi mes nesh, duke forcuar ndjenjën e bashkësisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në mesazhin e kreut të kryeqytetit.

Më tej, i pari i Prishtinës, ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit qytetar për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, duke theksuar se “Prishtina është më e fortë kur ndërtojmë së bashku një qytet me më shumë dashuri, barazi dhe shpresë për të gjithë”.

Në fund të urimit të tij, ai ka uruar që paqja, lumturia dhe begatia të jenë gjithmonë pranë çdo familjeje.

Të ngjashme

Të fundit