-4.7 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

“Urime e nderuar”, Mehmetaj për Jeta Statovcin: Nga Isa Mustafa te Uran Ismaili, tash e flakët në Vetëvendosje

- Advertisement -

Lirim Mehmetaj, gazetar, ka shkruar të mërkurën në Facebook për deputeten e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci.

Statovci është pjesë e “Guxo”, që garon sërish në zgjedhje në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, Mehmetaj e cilëson Statovcin si “servile”, për shkak se ka ndryshuar vazhdimisht parti politike. Fillimisht në anën e Isa Mustafës, më pas në kabinetin e Uran Ismailit, e tash GUXO-Vetëvendosje.

“Ehhh, kështu e ka Jeta… Nëse mendoni se këta bredharakët e partive të tjera që kanë përfunduar në Vetëvendosje janë veç të gjeneratës së vjetër e keni gabim.  Serviliteti është sëmundje që të kap qysh në rini, ja për shembull si këtë zonjën Jeta Statovci.  Një herë pranë e pranë Isa Mustafës, si asistente te Imet Rrahmanit.  Në kërkim të “kontributit për Kosovën”, ndërrohet ministri, ndërron edhe e nderuara Statovci.  Përbirohet në kabinet te Uran Ismailit.  Tjetër njeri e tjetër parti, po kështu e ka Jeta.  Si përfundim, prapë ndërron pushteti, ndërron edhe zonja.  Tash e kemi të flaktë në Vetëvendosje”, ka shkruar Mehmetaj.

Madje, ai thotë se Statovcit “i ka mbetur vetëm Lista Serbe”.

“Do të mund të thosha se i ka mbetur edhe Lista Serbe, por kur kemi parasysh bashkëpunimin e thellë VV-Lista Serbe, atëherë në njëfarë forme e ka të provuar përmes Vetëvendosjes edhe këtë parti.  Urime e nderuar, vetëm përpara, kapi 500k”, ka thënë Mehmetaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit