Pentagoni shqyrton tërheqjen e rreth një të tretës së trupave amerikane nga Evropa, Maliqi ngre alarmin për KFOR-in dhe Kosovën

- Advertisement -

entagoni po shqyrton tërheqjen e rreth një të tretës së trupave amerikane nga Evropa, ndërsa opsionet për rikonfigurimin e pranisë ushtarake amerikane në kontinent pritet t’i paraqiten presidentit Donald Trump në fillim të nëntorit.

Kështu shkruan analisti Agon Maliqi në një analizë të publikuar në Atlantic Council, ku paralajmëron se një vendim i tillë mund të ketë pasoja edhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën.

Sipas Maliqit, pjesa më e madhe e një tërheqjeje të mundshme do të prekte Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë, ndërsa Evropa Lindore nuk pritet të jetë në fokusin kryesor të shkurtimit. Përkundrazi, Pentagoni mund të zhvendosë atje edhe më shumë burime.

Rishikimi i pozicionimit të forcave amerikane në Evropë po zhvillohet që nga korriku dhe vjen në një kohë kur burimet ushtarake amerikane janë të angazhuara në disa fronte, ndërsa Rusia ka intensifikuar aktivitetet hibride në Evropë.

Në këtë kuadër, Maliqi ngre edhe çështjen e së ardhmes së trupave amerikane në KFOR. SHBA-ja aktualisht ka rreth 590 ushtarë në KFOR, misioni i të cilit numëron rreth 4,650 trupa.

Edhe pse nuk është njoftuar ndonjë tërheqje amerikane nga KFOR-i, Maliqi shkruan se mundësia e një reduktimi të tillë është përmendur në diskutimet për mënyrën se si Uashingtoni mund të zvogëlojë angazhimet e tij ushtarake në Evropë.

Sipas tij, një tërheqje amerikane nga KFOR-i do të mund të interpretohej si shkëputje strategjike e SHBA-së nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor, duke dobësuar edhe arkitekturën rajonale të sigurisë.

Maliqi argumenton se prania amerikane në KFOR ka rëndësi jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për rolin e SHBA-së në Ballkan, ndërsa e veçon Camp Bondsteel-in si një prej pikave kryesore të pranisë amerikane në rajon.

Të ngjashme

Të fundit