21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ura e “askujt”, vendi që s’po e kontrollon kërkush në veri

- Advertisement -

Rruga e paasfaltuar ndonëse e kalushme ne veri te Kosoves është përshkuar nga Televizioni per te perfunduar ne kufi me Serbinë.

Kjo rrugë është në anën e majtë të Liqenit të Ujmanit.

Hartezimi ne internet tregon e ndarjen kufirare ne mes Kosoves dhe Serbise qe nje pjese është edhe në mes të Ujmanit.

E këtu liqenin e ndan edhe kjo ure e cila nje pjese eshte ne territorin e Kosoves dhe tjetra ne territorin e Serbise.

Ndonëse nuk është pikë kufitare, këtu po lëvizin vetura të cilat nuk i kontrollon askush.

Pamje satelitore nga Google Earth

Deri sa Policia e Kosoves e doganeret po hasin shpesh ne kufinje me mjete transportuese me mallra kontrabande ne kete ure lidhese te dyja shteteve po kalojne edhe kamione.

Kjo nuk po kontrollohet nga askush. As Policia e Kosoves e as nga KFOR-i.

Ndersa burimet brenda policise i kane treguar televizionit qe urdhërat per te patrulluar ne keto zona jane te rralla.

Ashtu edhe sic u faktua në këtë terren.

Televizioni ka pyetur Ministrine e Puneve te Brendshme se pse nuk ka patrullime te Policise ne keto zona e te njejtit thane se per kete duhet te pergjigjet vetem Institucioni i Policise se Kosoves.

E Policia nuk i ka kthyer pergjigjie televizionit per kete cështje.

Rruges kater oreshe ne vajtje dhe kthim televizioni nuk ka takuar as edhë një patrullë policore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit