15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Ultrasit e PSG-së protestuan ashpër para shtëpisë së tij, kundërpërgjigjia e Neymarit është e hidhur: Do t’i tërbojë fare

- Advertisement -

Vazhdon rrëmuja në Paris. Dje, një grup radikalësh nga tifozët e PSG-së “demonstruan” para selisë së klubit kundër Messit, për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite pa leje. I njëjti grup iu afrua shtëpisë së Neymar, duke kërkuar që lojtari brazilian të largohej nga skuadra franceze.

Ky grup radikalësh konsiderojnë se si braziliani, ashtu edhe argjentinasi janë fajtorët kryesorë për situatën e keqe sportive të skuadrës, pasi kanë paga shumë të larta, që nuk korrespondojnë me atë që japin në fushë.

Neymar nuk ka heshtur dhe ka folur përmes rrjeteve sociale. Mediumi brazilian TNT ka postuar një publikim në Instagram, në të cilin braziliani shihet me Messin, të dy me fanellën e Barçës, me tekstin: “Të gjithë tifozët kanë menduar njësoj… Ata ishin shumë të lumtur në atë kohë”.

Ky postim vinte pak kohë pas trazirave të tifozëve në Paris. Neymar e pëlqeu këtë publikim. Një “like” e tij mund të shihej edhe më shumë se 10 orë më vonë, kështu që nuk duket se është penduar që e ka bërë.

Sulmuesi, i cili është gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale, ka dashur të lërë edhe një mesazh përmes një “storie” në Instagram, ku mund të lexoni: “Mos i lini njerëzit të të fusin në stuhinë e tyre, vendosini në qetësinë tuaj”.

Me siguri, një kundërpërgjigje për atë që ndodhi me tifozët në Paris, edhe para shtëpisë së tij. E ardhmja e Neymar është më pezull se kurrë, ai mund të marrë të njëjtën rrugë si Messi, i cili nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm te PSG.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit