34.4 C
New York
Friday, June 21, 2024

Buy now

Ukshini: Sjellja e Serbisë ndaj Kosovës është si ajo e Iranit ndaj Izraelit

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini  ka thënë se sjellja e Serbisë ndaj Kosovës është si ajo e Iranit ndaj Izraelit.

Kjo pasi sipas tij, ajo që bënë Irani në mohimin e Izraelit e bënë Serbia ndaj shtetit të Kosovës.

Tutje, Ukshini tha se Serbia kërkon territor dhe nuk është e interesuar për serbët lokal.

“Unë mendoj që kjo është një qëndrim konstat armiqësor ndaj shqiptarëve…Këto janë veprime normale për një shtet i cili provon ta glorifikojë regjimin e Millosheviqit. Qëndrimi i Serbisë është racist sepse ne i kemi të freskëta deklaratat e liderëve të Serbisë…Por edhe në kohën kur ka qenë aplikimi i Kosovës në UNESCO, Kosovën Daçiqi e quante një shtet ISIS. Unë mendoj që sjelljet dhe metodat që përdor Serbia vërtetë janë të ISIS-it dhe të Iranit. Ajo që bënë Irani në mohimin e Izraelit e bënë Serbia ndaj shtetit të Kosovës. Serbia dëshiron territor, nuk i intereson as për serbët lokal dhe natyrisht Kosovën e ka dashur gjithmonë pa shqiptarë”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se Kosova duhet që të ruhet nga provokimet e Serbisë dhe të jetë vigjilente.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit