11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Ukrainë: Më shumë se 4 mijë civilë u evakuuan me sukses të hënën

- Advertisement -

Më shumë se 4,000 civilë janë larguar me sukses nga konflikti, të hënën, sipas zëvendëskryeministres ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Përmes një video-adresimi, Vereshchuk ka thënë se evakuimet janë kryer përmes shtatë korridoreve humanitare.

Tri korridore tjera kanë qenë të paqasshme për operim, ka shtuar ajo.

Vereshchuk ka akuzuar forcat ruse se po shënjestrojnë civilët e evakuuar në rajonin e Kievit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Ukrainës se është duke shënjestruar civilët e evakuuar.

Të shtunën, Ukraina ka akuzuar forcat ruse se kanë vrarë shtatë civilë në një sulm, teksa ata kanë qenë duke u larguar nga fshati Peremoha afër Kievit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit