28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ukraina dhe Moldavia plotësojnë kriteret për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE

- Advertisement -

Ukraina dhe Moldavia plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme për të nisur zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në BE, tha Komisioni Evropian të premten.

“Ne konfirmojmë se nga ana e Komisionit konsiderojmë se të gjitha hapat janë përmbushur nga të dy vendet”, tha zëdhënësja e Komisionit për zgjerimin, Ana Pisonero.

“Vendimi është tani në duart e vendeve anëtare – u takon atyre të miratojnë kuadrin e negociatave”, tha ajo.

“Pasi të bëhet ky hap, është prerogativë e Presidencës së BE-së që të thërrasë një konferencë ndërqeveritare për të shënuar zyrtarisht fillimin e negociatave”, shtoi Pisonero.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, tha se pret që bisedimet të fillojnë më vonë këtë muaj, raporton Reuters.

“Tani presim që partnerët tanë evropianë të ndërmarrin hapin tjetër – të fillojnë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian tashmë këtë muaj”, tha Shmyhal në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Çdo ditë, populli ukrainas lufton për të drejtën për të qenë pjesë e familjes evropiane në luftën kundër agresorit rus”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit