Ujësjellësi “Prishtina”, njofton se për shkak të temperaturave të larta dhe shpenzimit enorm të ujit të pijshëm si rezultat i keqpërdorimeve të formave të ndyshme, jemi detyruar të fillojmë me reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të shërbimit. Ky orar ndërron , varësisht prej kushteve atmosferike dhe vetëdijësimit për përdorim të drejt të ujit të pijshëm, transmeton Scanner.
Orari i reduktuktimeve për fshatrat në gypin magjistral Albanik-Prishtinë.
Nga ora 18:00-06:00 reduktohet furnizimi me ujë të pijshëm për këto fshjatra: Majac, Bajgorë, Humollët, Lupç, Lagjja e Re, Sallabajë, Shakovicë, Lluzhan, Godishnjak, Barilevë, Prugovc, Lebanë, Drenoc, Besia, Vranidoll, Gërvallë, Kikaj, Kelan, Verbovc, Kozaricë, Pirevët, Bardhosh, Milevc, Batllavë 1 dhe 2, Bellopojë 1 dhe 2, Tërrnavë , Halabak dhe fshati Penuh.
Orari i reduktimeve për komunën e Graçanicës.
Nga ora 23:00-05:00 reduktohet furnizimi me ujë për Graçanicën, Sushica, LlapnaSella dhe Preoci.
Nga ora 18:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për LLapnasella, Preoc, Bizneset në magjistralen Prishtinë-Lipjan në mënyrë që t’u mundësohet furnizimi me ujë për konsumatorët e fshatit Sushicë dhe Badoc.
Orari i reduktimeve për komunën e Prishtinës.
Nga ora 16:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për lagjen Nic, Qershia, Çagllavica, Qëndresa, Marigona 2, Rezonanca-Janina.
Nga ora 22:00-07:00 reduktohet furnizimi me ujë për fshatin Hajvali gypi 160 mm.
P.S Çdo reduktim i ujit jashtë këtij planifikimi rezulton me keqpërdorim të ujit nga persona të papërgjegjshëm.
Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm!