Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Nexhat Ugljanin, ka bërë me dije se serbët kanë arritur të mbledhin numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetari aktual të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Ai ka bërë me dije se shumë shpejt iniciativa e serbëve do ta dorëzon peticionin me nënshkrime te institucionet kompetente.
“Kanë arritur numrin e duhur sipas informatave që i kemi nga terreni edhe nesër do të mbledhin deri në pasdite edhe sigurisht që do të dorëzojnë mas pari në Mitrovicën e Veriut, por edhe në Leposaviq peticionin. Sipas informatave, në mënyrë të organizuar dje ka shkuar procesi, kurse tani përmes kritikave që i kemi dhënë përmes mediave që janë detyruar e kërcënuar që institucionalisht që të dalin në peticion. Sot e kanë ndërruar mënyrën e daljes edhe janë dalë nëpër grupe të caktuar 3 deri në 4 persona”, ka thënë Ugljani.