28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Krasniqi do ta udhëheqë Qeverinë”, Tahiri paralajmëron fitore në zgjedhjet e ardhshme

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij opozitare do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar fitore në zgjedhjet e ardhshme, duke shprehur bindjen se PDK-ja do ta emërojë Memli Krasniqin për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës.

Tahiri ka deklaruar se kryeministri aktual dhe partia qeverisëse, Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të arrijnë ta fitojnë përsëri besimin e popullit.

“Unë e di që edhe sot juve me ju thënë që zgjedhjet e ardhshme, ky kryeministër dhe kjo parti politike nuk do t’i fitojë zgjedhjet dhe nuk do ta bëjë qeverinë prapë, do të ma kishit bërë, a je i çmendur a çka, sepse ju i besoni asaj që i fiton 48 për qind. Ne jemi të bindur që si parti opozitare do t’i fitojmë zgjedhjet, dhe ne jemi të bindur që si PDK do ta emërojë personin i cili do ta udhëheqë qeverinë e Kosovës, i cili është Memli Krasniqi”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit