18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Uglanin: Dinari po humbet ngadalë nga tregu në veri

- Advertisement -

Kryesuesi i asamblesë komunale të Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin ka deklaruar se në katër komunat veriore të Kosovës, ashtu siç edhe ka vendosur BQK-ja, dinari po humbet ngadalë nga tregu.

Uglanin ka thënë se edhe pse akoma në funksion, dinari po del nga tregu, madje duke theksuar se në lagjen e Boshnjakëve tregtarët e kanë ndaluar transformimin dhe pranimin e kësaj valute në terren.

“Përdorimi i dinarit në pjesën veriore ende është në funksion, por më pak, sepse tregtarët sidomos në lagjen e Boshnjakëve e kanë ndaluar transformimin dhe pranimin e dinarit si valutë në terren. Dinari ngadalë po humbet nga tregu dhe nuk do të jetë funksional”, u shpreh ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

Ndërkaq, ai ka folur edhe mundësinë e involvimit të Postës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, duke thënë se shumë shpejt ajo pritet të jetë në shërbim të qytetarëve atje.

“Sipas informatave prej terrenit dhe nga bisedimet me qytetarët që kam është mundësia që të instalohet Posta e Kosovës në katër komunat me veriore, me qenë në shërbim funksional të qytetarëve përmes valutës euro. Është e saktë që Posta e Kosovës do të involvohet në pjesën veriore sepse është e nevojshme për qytetarët. Besoj që shumë shpejt Posta e Kosovës do të involvohet në pjesën veriore për të qenë në shërbim të qytetarëve”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit