28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Abdixhiku për takimin Kurti-Krasniqi: Derisa të majtit bëhen bashkë, ne shikojmë drejt hijes së trashëgimisë së patriotëve

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dhënë edhe një mesazh për darkën e së hënës mes kryeminstrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

I pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku deklaroi se instrumentalizmi i opozitës është qëllimi i popullistëve, e në këtë instrumentalizim ata kanë gjetur dhe aleat, por jo LDK-në.

‘’ Ne kemi tjetër rrugëtim! Kemi Rrugën e Re! Tavolinave të darkave diskrete u japim përgjigje në mobilizim nacional të djathtë e patriotik. Derisa të majtit bëhen bashkë, e kthehen në origjinë, ne shikojmë drejt hijes së trashëgimisë së patriotëve tëmëdhenj që bënë Lidhjen tonë të jetë e veçantë! Aty gjejmë dhe nevojën për përbashkim e për ringritje si një’’, deklaroi Abdixhiku në 34 vjetorin e degës së LDK-së në Ferizaj.

Abdixhiku nga këtu tha se ka ardhur të shtroj ftesën për një besëlidhje.

“Të bëhemi të gjithë bashkë, t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik e të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm: t’i japim atdheut tonë të ardhme, ta dërgojmë Kosovën në familjen Evropiane’’ shtoi Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, foli edhe për ikjen e qytetarëve nga vendi, e që sipas tij ‘’Çdo ditë, për ditë, nga 173 qytetarë kosovarë largohen nga Kosova, 1211 për një javë, e plot 60 mijë në një vit’’.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit