12 C
New York
Friday, March 28, 2025

Buy now

UEFA publikon portierët me më së shumti pritje në Ligën e Konferencës – mes tyre edhe Amir Saipi

- Advertisement -

Shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka publikuar listën e portierëve me më së shumti pritje në Ligën e Konferencës.

Në mesin e pesë emrave të listuar, gjendet edhe ai i portierit kosovar Amir Saipi, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij këtë edicion tek Lugano.

Saipi gjendet në pozitën e pestë me plotë 28 pritje të bëra deri në këtë fazë të Ligës së Konferencës.

Para tij janë Vid Belec (Apoel) me 30 pritje, Filip Manojlovic (Borac) me 30 pritje, Lawrence Ati-Zigi (St.Gallen) me 31 pritje dhe Connor Roberts (The New Saints) që kryeson me 33 pritje.

Forma e lartë e Saipit me Luganon, kishte bërë që ai të merrte ftesën nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet ndaj Islandës në ‘play-off’ për inkuadrim në Ligën B të Kombeve.

Në fakt ai bëri paraqitjen e tij të dytë me fanellën e ‘Dardanëve’ në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në Spanjë.

Aty ai ishte në mesin e lojtarëve më të dalluar në fushë, pasi me pritjet e tij fantastike ia mohoi disa raste të mira shënimi islandezëve.

Kjo statistikë njëherësh dëshmon se porta e Kosovës është në duar të sigurta me Arijanet Muric dhe Amir Saipin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit