Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) ka publikuar sot (12 korrik) renditjen e re të klubeve më të mira në Evropë, bazuar në koeficientin e arritur nga çdo ekip gjatë pesë sezoneve të fundit, duke marrë parasysh rezultatin e çdo klubi në garat evropiane.
Nga skuadrat e Superligës së Kosovës, është Drita ajo që pozicionohet më së larti duke zënë vendin e 179-të në renditje me 6 mijë e 500 pikë.
Pas Dritës në vendin e dytë pozicionohet kampioni aktual i Kosovës, Ballkani, të cilët zënë vendin e 186-të në renditje me 6 mijë pikë.
Ndërkohë vendin e tretë në renditje e ka zënë klubi i Gjilanit që janë të pozicionuar në pozitën e 334-të me 3 mijë pikë të grumbulluara.
Pas Gjilanit radha i vie Prishtinës që renditet e katërta në pozitën e 356-të me 2 mijë e 500 pikë të tubuara.
Menjëherë pas Prishtinës pozicionohet Llapi që mban vendin e 362-të në renditje me 2 mijë pikë të grumbulluara.
Një pozitë më poshtë se Llapi gjendet Malisheva që dje (11 korrik) debutoi me fitore në Ligën e Konferencës pas fitores me rezultat 1-0 ndaj Buducnostit duke zënë vendin e 363-të.
Përsëri pas Malishevës në renditje pozicionohet një tjetër klub kosovar, bëhet fjalë për Dukagjinin që zë vendin e 364-të me 1 mijë e 500 pikë të grumbulluara.
Kujtojmë se tri vendet e para në ranglistën e re të UEFA-s i kanë zënë Manchester City (123 mijë pikë), Real Madridi (119 mijë pikë) dhe Bayern Munichu (108 mijë pikë).