23.2 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

UEFA ndanë 233 milionë euro për klubet, përfitojnë tri skuadra nga Kosova – Ballkani fiton më së shumti

- Advertisement -
Shtëpia më e madhe e futbollin evropian UEFA ka shpërndarë para për 901 klube të futbollit.

UEFA ka shpërndarë 233 milionë euro për 901 klube nga 55 federatat evropiane të futbollit.

Programi shpërblen klubet për lirimin e lojtarëve në garat e ekipeve kombëtare të UEFA-s, të cilat përfshijnë Ligën e Kombeve 2020/21 dhe 2022/23, Kualifikimet Evropiane dhe turneun final EURO 2024.

Shifrat totale përfaqësojnë një rritje prej 33 milionë euro në ciklin e mëparshëm që kulmoi me UEFA EURO 2020, me një numër rekord të klubeve që marrin gjithashtu pagesa.

Programi i përfitimeve të klubit nuk shpërblen vetëm klubet elitare – disa skuadra të divizionit të shtatë, madje edhe një ekip i divizionit të dhjetë, Yorkshire Amator i Anglisë, kanë marrë pagesa përmes skemës.

Shifrat e rritura për EURO 2024 janë rezultat i marrëdhënieve të ngushta midis UEFA-s dhe Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), me mekanizmin e shpërndarjes së rënë dakord që siguron që klubet të marrin një pjesë të barabartë për çdo lojtar të liruar për çdo ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s dhe Kualifikimeve Evropiane, si dhe një shumë fikse për lojtar në ditë gjatë turneut final, të rregulluar sipas FIFA-s për kategorizimin e kategorive stërvitore të klubeve.

Kosova ka fituar 120,747,00 euro nga UEFA, derisa Ballkani është skuadra që ka fituar më së shumti.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka fituar 76,839 mijë euro, derisa menjëherë pas është Llapi me 32,931 mijë euro. Nga klubet tjera kosovare ka përfituar edhe Dukagjini i Klinës një shumë prej 10,977 mijë eurove.

Nga Ballkani ishin grumbulluar lojtarë si Albion Rrahmani, Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu e Meriton Korenica në Kombëtaren e Kosovës, derisa nga Llapi emra si Ilir Avdyli, Ilir Krasniqi apo Muhamet Hyseni.

Ndërkohë nga Dukagjini i Klinës në Kombëtare është grumbulluar gjatë asaj periudhe portieri Kenan Haxhihamza.

Të ngjashme

Të fundit