8.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

UEFA e dënon ashpër Serbinë për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës

- Advertisement -

Zvicra pësoi humbje në përballjen ndaj Serbisë në muajin tetor në kuadër të Ligës së Kombeve, por ndeshja në Leskovac mori vëmendje për shkak të sjelljeve jo të mira të tifozëve vendas, që tashmë janë të përsëritura ndër vite.

Në përballjen e 12 tetorit prezent ishte edhe Aleksandar Vucic, aty ku u shfaqën parulla kundër Kosovës, u ofendua himni i Zvicrës dhe pati gjatë gjithë kohës thirrje raciste.

Ndeshjet mes Serbisë dhe Zvicres ndër vite janë karakterizuar me probleme, kjo më shumë për shkak të prezencës së lojtarëve me prejardhe nga Kosova, si rasti i fundit, Granit Xhaka.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndonëse federata e këtij shteti bëri thirrje te tifozët mos të sillnin parulla që nuk lejohen në atë ndeshje.

UEFA është treguar e ashpër për këto sjellje, që nuk toleron aspak mesazhet politike, teksa tani ka ardhur me një dënim të ashpër.

Në total, Federata e Serbisë u dënua me 52 mijë euro, teksa do të jenë në mbikqyrje që nëse raste të njëjta përsëriten gjatë dy viteve të ardhshme, atyre do t’u mbyllet një pjesë e stadiumit.

Dënimet nga UEFA vijojnë

1. Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 25,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili do të përbëhet nga të paktën 4,000 ulëse, gjatë një (1) ndeshjes së radhës të garës së UEFA-s në të cilën luan Federata e Futbollit të Serbisë. si shoqatë pritëse, për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të saj. Mbyllja e pjesshme e stadiumit pezullohet për një periudhë provuese prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

2.Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 10 mijë euro për shkak të trazirave gjatë intonimit të himneve kombëtare.

3.Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 17,500 euro për transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive.

Shënim: Masat disiplinore nën një periudhë prove nuk janë të efektshme menjëherë, por mund të zbatohen nëse “një shkelje e mëtejshme e natyrës së ngjashme kryhet gjatë periudhës së provës” (Neni 26(3) i Rregullores Disiplinore të UEFA-s).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit