Orët para shpalljes së fituesit të Topit të Artë 2026 u shoqëruan me një gafë të madhe.
Uebfaqja zyrtare e çmimit duket se publikoi artikuj që njoftonin fitoren e tre kandidatëve të ndryshëm: anglezit Harry Kane (Bayern Munich), spanjollit Lamine Yamal (Barcelona) dhe francezit Kylian Mbappé (Real Madrid).
Në uebfaqen zyrtare të Topit të Artë u publikuan tre artikuj, ku secili prej kandidatëve shpallej fitues i çmimit.
Titulli i artikullit për Mbappen ishte: “Kylian Mbappé e fiton Topin e Artë 2026 falë vazhdimësisë së tij në nivelet më të larta”.
Edhe Yamal dhe Kane patën artikujt e tyre.
Organizatorët duket se i kishin përgatitur paraprakisht të tre artikujt, për ta publikuar atë të duhurin në momentin e duhur, pasi të dihej fituesi.
Megjithatë, të tre artikujt u publikuan gabimisht.
Kjo gafë shkaktoi polemika para shpalljes zyrtare të fituesit të Topit të Artë 2026.






