10.3 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve në Veri nga 5 shtatori në Gazetën Zyrtare

- Advertisement -

Udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve të komunave në Veri, është publikuar në Gazetën Zyrtare, më 5 shtator. Kjo nënkupton që kurdo, qytetarët serbë në Veri mund t’i nisin procedurat për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas këtij udhëzimi, një grup qytetarët ndërmarrin iniciativën për largimin e kryetarit të komunës dhe kjo kërkesë duhet të nënshkruhet nga 20 për qind e votuesve.

Më pas qytetarët duhet ta themelojnë një grup nismëtar, i cili përbëhet nga 3 ose më shumë anëtarë.

Ky grup nismëtar para se të nisë mbledhjen e nënshkrimeve, duhet të njoftojë kuvendin e komunës përkatëse dhe KQZ-në. Kryesuesi i kuvendit komunal njofton kryetarin e komunës përkatëse, ministrinë përkatëse për pushtetin lokal dhe KQZ.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, jo më vonë se 5 ditë nga pranimi i njoftimit, shqyrton kërkesën dhe e regjistron grupin nismëtar si palë të autorizuar.

Më pas, jo më vonë se 5 ditë nga regjistrimi i grupit nismëtar i palë e autorizuar, kryesuesi i kuvendit kërkon nga KQZ numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në komunën përkatëse, dhe më pas e pajis grupin nismëtar me dokumentacionin përkatës.

Grupi nismëtar duhet që brenda 30 ditëve të mbledhë numrin e kërkuar të nënshkrimeve. Ky afat mund të shtyhet vetëm njëherë për 15 ditë.

Grupi nismëtar përgatitë dosjen e kërkesës me nënshkrime dhe ia dorëzon kryesuesit të kuvendit komunal. Një kopje të kërkesës me nënshkrime Grupi nismëtar mund ta dërgojë edhe në KQZ.

Kryesuesi i kuvendit komunal, brenda tre ditëve e dërgon kërkesën me nënshkrime në KQZ. Për dorëzimin e kërkesës, kryesuesi i kuvendit komunal njofton grupin nismëtar dhe Ministrinë.

Pastaj KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, verifikon listën e nënshkrimeve sipas afateve të përcaktuara. Pas verifikimit të nënshkrimeve, KQZ njofton kryesuesin e kuvendit komunal, grupin nismëtar dhe Ministrinë, me vlerësimin përfundimtar.

Pas verifikimit dhe konstatimit se kërkesa është mbështetur nga së paku 20% e votuesve të regjistruar, KQZ njofton kryesuesin e kuvendit komunal, kryetarin e komunës, grupin nismëtar dhe Ministrinë.

Në rast se konstatohet se kërkesa është mbështetur nga së paku njëzet për qind e votuesve të regjistruar, organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni nga KQZ.

Për largimin e kryetarëve, pro duhet të votojnë 50 përqind e votuesve + 1 votë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit