28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

U shpall lojtari më i mirë i sezonit në Premier League, City gati të shpërblejë Phil Foden

- Advertisement -

Phil Foden ishte padyshim lojtari kryesor i Manchester Cityt në sezonin që lamë pas me fantazistin që jo më kot u shpall në fund edhe si “Lojtari i Sezonit” në Premier League. Foden zhvilloi në total 57 ndeshje këtë sezon duke realizuar plot 27 gola dhe 12 asistë, teksa drejtuesit e “The citizens” kanë nisur tashmë të mendojnë rinovimin e kontratës së 24-vjeçarit për të mbajtur larg klubet e tjera të Europës.

Kontrata aktuale e Foden skadon në vitin 2027, ndërsa nëse gjehet gjuha e përbashkët atëherë palët do të zgjasnin bashkëpunimin deri në vitin 2030.

Sipas “The Sun”, nëse Foden e nënshkruan këtë kontratë atëherë do të shndërrohej menjëherë në britanikun më të paguar në histori teksa rroga e tij do të kapërcente nga 200.000 paund në javë që përfiton aktualisht, në 375.000 paund në javë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit