U raportua se shkoi me shoqërues nga Skenderaj në Kuvend, flet Lushtaku: S’kam qenë me askënd

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka mohuar se ai ka qenë me shoqërues ditën e djeshme në Kuvend, ku pati tensione.

Lushtaku, për KosovaLive, ka thënë se mbetet pikëpyetje se pse një truproje e afërt e Albin Kurtit ka qenë dje në sallën e kuvendit, përderisa vetë lideri i VV’së, s’ka qenë aty.

‘’Absolutisht unë nuk kam qenë me asnjë shoqërues. … me një nga truprojat e afërta të Albin Kurtit, nuk e di pse ka qenë ai aty, sepse Albin Kurti nuk ka qenë në sallë të Kuvendit, por ende është në pikëpyetje pse ka ardhë ai aty’’, ka thënë Lushtaku.

Të ngjashme

Të fundit