24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

U përfol për një gjobë dhe një largim të mundshëm, por Rubin Kazan surprizon Mirlind Dakun

- Advertisement -

U përfol për një gjobë dhe një largim të mundshëm nga Rubin Kazan, por Mirlind Daku ka marrë besimin nga klubi rus dhe i kanë dhënë numrin 10-të në fanellë.

Në Euro 2024 sulmuesi i Kombëtares mori megafonin dhe ofendoi serbët dhe maqedonët pas barazimit 2-2 me Kroacinë, teksa UEFA e dënoi me dy ndeshje pezullim.

Vetë sulmuesi 26-vjeçar ndau lajmin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, aty ku postoi fanellën me numrin 10, ndërkohë që në sezonin e kaluar mbajti fanellën me numrin 44.

Daku ishte padyshim lojtari më i mirë i Rubin Kazan në sezonin e kaluar në Premierligën ruse, ku shënoi 10 gola dhe asistoi katër herë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit