3.7 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

U nis për të mbrojtur atdheun e tij, aktori ukrainas humb jetën në betejë me rusët

- Advertisement -

Aktori ukrainas Pasha Lee ka humbur jetën në betejën e tij me forcat ruse që pushtuan qytetin në perëndim të Kievit.

Pasha Lee ishte vetëm 33 vjeç dhe mori armën që të luftonte kundër forcave ruse në Irpin.

Lee thuhet se iu bashkua Forcave të Armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur atdheun e tij gjatë pushtimit të vazhdueshëm.

Vetëm dy ditë më parë, aktori kishte ndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shihej bashkë me një kolege të veshur me uniformë ushtrie.

“Për 48 orët e fundit kishim një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë, dhe ne po buzëqeshim sepse do t’ia dalim dhe gjithçka do të jetë Ukrainë, ne po punojmë”, kishte shkruar Lee.

Aktori ka luajtur në filma si: “Meeting of Classmates”, “The Fight Rules”, “Selfie Party”  dhe  “Zvychayna Sprava”.

Ai gjithashtu ishte prezantues në kanalin “DOM” dhe bëri punë si dublues në filma si “The Lion King” dhe “The Hobbit”, sipas një postimi në Facebook nga Sergiy Tomilenko, President i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit