Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se ai me padurim që të punojë me Friedrich Merz, duke shtuar se është “jetike” që Evropa të përparojë në shpenzimet e mbrojtjes.
“Urime Friedrich Merz për fitoren e tij zgjedhore sot në Gjermani. Mezi pres të punoj me ju në këtë kohë kritike për sigurinë tonë të përbashkët. Është e rëndësishme që Evropa të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe udhëheqja juaj do të jetë kritike për këtë çështje ”, ka shkruar Rutte në një postim në “X”.
Më herët, kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz kritikoi ashpër administratën e Trump dhe i kërkoi Evropës të distancohej nga Uashingtoni. Ai tha se tani Europa duhet të zgjohet që t’i bëjë ballë valës së re të presionit amerikan, duke krijuar e forcuar strukturat e veta ushtarake, pasi siç tha ai, e ardhmja e NATO-s nuk është më e garantuar.
Merz kritikoi gjithashtu të besuarin e Trump dhe miliarderin e teknologjisë Elon Musk për ndërhyrjen në fushatën zgjedhore gjermane, duke thënë se “ndërhyrja nga Uashingtoni nuk ishte më pak drastike, dramatike dhe në fund jo më pak e pacipë, sesa ndërhyrja që kemi parë nga Moska”.