U largua nga Shqipëria, Sylvinho jep mesazhin lamtumirës

- Advertisement -

Sylvinho është larguar së fundmi nga posti i trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

Largim ky i cili u pa si befasues, me palët që nuk arritën të merreshin vesh rreth kontratës së re.

Braziliani, u zëvëndësua nga italiani Rolando Maran i cili nënshkroi kontratë dyvjeçare.

Pas largimit të tij, Sylvinho bëri një postim lamtumirës drejtuar tifozëve tanë.

“Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht. Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar. Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur. U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime”, ishin fjalët e Sylvinho.

Sylvinho, erdhi te Kombëtarja Shqiptare në vitin 2023 teksa arriti të na kualifikonte në “Euro 2024” si dhe ishte afër që ta çonte në Botërorin e këtij viti, por që u eliminuam në gjysmëfinale të play-offit nga Polonia.

Të ngjashme

Të fundit