Lajme

U dënua për vjedhje votash, Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e vitit 2017 në një qendër votimi në fshatin Bare të Mitrovicës.

Në lidhje me këtë, ministri Peci ka thënë se ngjarjen e vitit 2017 e ka kuptuar vonë, teksa thotë se po mbledh edhe disa informacione të tjera.

“Meritrokracia ka qenë dhe do të jetë sa të jem unë. E dyta është kjo një ngjarje që unë e kam kuptuar vonë e vitit 2017 në të cilën unë jam duke i mbledhur edhe disa informacione të tjera edhe përtej vendimit të gjykatës”, ka deklaruar Peci në Tëvë1.

Sipas tij, Osmani si kryesues ka lejuar që komisionarët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe nuk ka ndërhyrë.

“Njëra prej pretendimeve të tij është që, si kryesues ka lejuar që komisionerët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe ky nuk ka ndërhy. Për mua është shumë e rëndësishme edhe ky element.

Jam në proces të mbledhjes së edhe të informacioneve të tjera, në kuptimin se është shumë e rëndësishme a ndërlidhet edhe me ndërhyrjen e tij personale apo me neglizhencën e mos tërheqjes vërejtjes së gjithë anëtarëve të komisionit”, tha Peci në emisionin.