20.2 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

“U bëjke avokat”: Hetuesi që duhej ta hetonte Faton Pecin, përfitoi grant nga ai – Mehmetaj nxjerr faktet

Një hulumtim i gazetarit Lirim Mehmetaj ka nxjerrë në pah indicie serioze për konflikt interesi dhe potencialisht për manipulime të rënda që përfshijnë ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, si dhe hetuesin e Krimeve Ekonomike, Rrahman Përçuku. Ironikisht, Përçuku – i cili ka për detyrë hetimin e aferave të dyshuara korruptive të lidhura me ministrin – rezulton të jetë përfitues i një granti nga vetë institucioni që do duhej të ishte objekt i hetimeve, duke e vënë në pikëpyetje serioze integritetin dhe paanshmërinë e procesit hetimor.

Mehmetaj ka zbuluar se bashkëshortja e këtij hetuesi ishte përfituese e një granti të dhënë nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga vetë Faton Peci.

Në listën e përfituesve të grantëve për vitin 2022, emri i Halime Përçukut – bashkëshortes së hetuesit – figuron në pozitën e katërt si përfituese e një granti prej 100 mijë eurosh për “Investime në Turizëm Rural, Bujtina” në Vushtrri, me 60 mijë euro të përkrahura nga buxheti publik.

“Qysh iu kam treguar, hetuesi që ka pasë me hetu Faton Pecin te Krimet Ekonomike për aferën e fundit, por edhe afera tjera – përfshirë atë për funksionalizimin e fabrikës së grumbullimit të nënprodukteve shtazore – ka dalë që është përfitues i subvencioneve nga Faton Peci.” – tha Mehmetaj.

Gazetari tregoi listën e përfituesve të granteve për vitin 2022: “Numër 4, Halime Përçuku, B.I; ‘Investime në Turizëm Rural, Bujtina’, Vushtrri, Mitrovicë, Shuma e miratuar: 100 mijë, Vlera e përkrahjes publike: 60 mijë euro.”

Duke përshkruar momentin kur ka dërguar provat për ministrin Peci, Mehmetaj tha se hetuesi Përçuku u shndërrua në një lloj “avokati” për ministrin në detyrë, duke e mbrojtur me zell.

“Zonja që e ka fituar grantin është bashkëshortja e Rrahman Përçukut, i cili supozohet me i hetu aferat korruptive të Faton Pecit. Veç diçka duhet me mendu: paramendoni dikë që nuk e ka qasjen në informacion që e kom unë, edhe kish shku me paraqit në hetuesi raste korruptive të Faton Pecit. Edhe çka ndodh aty? I del ky personi. Në momentin që zyrtari largohet prej hetuesisë, ky e thirr Faton Pecin, i thotë: ‘Qiky erdh’, edhe ndodh shantazhi atje. Arsyeja pse hyra unë me pa kush është ky person, ke për faktin që qasjen e patë totalisht në mbrojtje të ministrit. U bëjkë avokat. Bile disa herë i thash: ‘Pse po e mbon?’”

Të ngjashme

Të fundit