Rozë

U bë kryefjalë në Big Brother, vjen në Prishtinë gruaja e Mërgim Berishës

By GAZETA SCANNER 1

November 17, 2023

Pas një periudhe larg vendlindjes, Edona Berisha, gruaja e futbollistit Mërgim Berisha, ka mbërritur në Prishtinë.

Ndërsa lajmi për kthimin e saj ka shpërndarë shumë spekulime në rrjetet sociale, një pyetje që po qarkullon është se a do të hyjë Edona në Big Brother për të sqaruar marrëdhënien e saj me ish-shoqen, banoren e Big Brother, Vesa Vllasaliu.

Vesa Vllasaliu ka akuzuar Edonën se i kishte marrë të fejuarin pak ditë para dasmës së tyre.

Replikat dhe polemikat mes tyre kanë qenë të ashpra, duke trazuar ujërat në rrjetet sociale.