8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Twitter do të heqë etiketat blu përfituar nga programi i vjetër i verifikimit

- Advertisement -

Së shpejti, llogaritë e verifikuara më parë të Twitter do të humbasin etiketat e tyre nëse nuk fillojnë të paguajnë për to. Uebsajti njoftoi se do të mbyllë programin e vjetër të verifikimit duke hequr të gjitha etiketat e dhëna nga ky proces duke filluar nga 1 Prilli.

Një lëvizje e tillë nuk ka qenë sekret për asnjë moment. Menjëherë pas lançimit të shërbimit Twitter Blue në Nëntor të 2022, shefi i kompanisë Elon Musk tha se ekzistojnë “shumë etiketa blu verifikimi të “korruptuara” dhe se kompania do ti hiqte në muajt në vijim.

Siç duket koha për etiketat blu të verifikimit përfituar nga program i vjetër i ka ardhur fundi. Lajmi i Twitter vjen ndërsa abonimet Blue u bënë të disponueshme në mbarë botën.

Më përpara ky shërbim aksesohej vetëm në disa vende. Ata që paguajnë 8 dollarë në muaj mund të shkruajnë cicërima me 4 mijë karaktere, të editojnë postimet apo replikat e tyre të shfaqen më lart replikave të të tjerëve që nuk kanë shërbimin.

Zgjerimi i disponueshmërisë së Twitter Blue ishte misioni kryesor i Musk i cili prej muajsh thotë se rrjeti social ka nevojë për të ardhura. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit