Selektori i Anglisë, Tomas Tuchel, ka zbuluar se pse nuk e ka ftuar Cole Palmerin në Kupën e Botës.
Mungesa e yllit të Chelseas ishte më e dalluara në skuadrën e Tre Luanëve, pavarësisht se u lanë jashtë edhe emra si Phil Foden e Harry Maguire.
“Cole nuk ishte aq vendimtar sa sezonet e kaluara, ai nuk ishte shumë i disponueshëm për ne dhe nuk ishte vendimtar, ai gjithashtu garon në pozicionin në mesfushë të djathtë 10, ku vendosëm për Juden, Morganin dhe Ebsin”, tha Tucheli duke iu referuar Bellinghamit, Rogersit dhe Ezesë.
“Ata janë lojtarë të shkëlqyer, kanë pasë një sezon më të mirë dhe më vendimtar sesa Cole”.
“Ishte një vendim i vështirë dhe nuk ka dyshim për talentin e tij dhe atë që ai mund të të japë në momente të caktuara”.





