Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, pas një tubimi të zhvilluar sot në Kamenicë, ka falënderuar qytetarët atje për mbështetjen dhënë koalicionit të cilit i prinë ai.
Haradinaj pas tubimit ka thënë se qytetarët e Dardanës kanë dëshmuar sot se e duan një Kosovë të fortë e të zhvilluar.
“Dardana, krenaria e Anamoravës, drejt të ardhmes me Kosovën Fituese! Populli i Dardanës, me zemër të madhe, sot dëshmoi se e do një Kosovë të fortë e të zhvilluar. Faleminderit për mbështetjen! 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐅𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝟏𝟑𝟕”, tha ai.