Trumpi thotë se lufta është fituar dhe Irani ka ofruar “çmim shumë domethënës” rreth naftës e gazit

- Advertisement -

Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke folur para gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë, iu kërkua që të komentonte për shtetet e Gjirit Persik gjatë luftës me Iranin.

Ai tha se Emiratet e Bashkuar Arabe kanë qenë “të shkëlqyeshme”, ndërsa Katarin e përshkroi si “të mrekullueshëm”, raporton televizioni BBC.

Kur u pyet përsëri se sa shpreson se do të funksionojë një marrëveshje e paqes me Iranin, Trumpi u përgjigj: “Kjo luftë është fituar.”

Më tej, presidenti amerikan tha se negociatorët iranianë i kanë dhënë ShBA-së “një çmim shumë domethënës” në lidhje me naftën dhe gazin.

Sipas Trumpit, kjo dhuratë është e lidhur me Ngushticën e Hormuzit, por nuk dha hollësi të mëtejme.

Ai tha se kjo dëshmon se “ne po merremi me njerëzit e duhur”.

Të ngjashme

Të fundit