Ish-presidenti Donald Trump tha të hënën se çdo katolik që voton për Zëvendëspresidenten Kamala Harris “duhet t’i ekzaminohet koka”, pasi ai kritikoi vendimin e saj për të mos marrë pjesë në darkën e bamirësisë Al Smith në New York City muajin e ardhshëm, shkruan CNN.
Trump tha në rrjetin e tij Truth Social se do të ishte një “nder” të merrte pjesë në mbledhjen e fondeve katolike më 17 tetor. CNN kishte raportuar më parë se fushata e Harris kishte informuar organizatorët që ajo nuk do të merrte pjesë.
Trump pretendoi se Harris ka një “Histori veprimesh anti-katolike” dhe pretendoi në mënyrë të rreme, sipas CNN, se “katolikët fjalë për fjalë po persekutohen nga kjo administratë”.