Trump: SHBA ka kontrollin në Ngushticën e Hormuzit, tani është e hapur

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se SHBA-ja ka marrë kontrollin e plotë në Ngushticën e Hormuzit.

Ai ka deklaruar se ushtria amerikane ka pastruar të gjithë ngushticën nga minat dhe se tani është e hapur.

“Shikoni, e vetmja që ka kontrollin e Ngushticës së Hormuzit tani është Marina e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Trump ka shtuar se tani anije të shumta mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Ne lejojmë njerëzit që duam të hyjnë. Tani, paksa komplekse, sepse ata, herë pas here, hedhin një minë. Ne i gjejmë minat. E dini, ne e kemi minuar të gjithë ngushticën.”, ka deklaruar Trump.

Të ngjashme

Të fundit