7.6 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Trump prin me 177 vota elektorale, Harris ka 99, kush i siguron 270 fiton

- Advertisement -

Derisa votat po vazhdojnë të numërohen në shtetet amerikane, aktualisht Donald Trump po prin me 137 vota elektorale, ndërsa Kamala Harris ka aktualisht 99, sipas AP.

Rezultati u ngushtua që kur nisën të numërohen votat.

Për të fituar zgjedhjet duhen të paktën 270 vota elektorale, raporton Express.

Rruga drejt 270-it: Si fitojnë kandidatët?

Ka 50 shtete në SHBA dhe shumica e tyre votojnë për të njëjtën parti politike në çdo zgjedhje. Por ka një pjesë të vogël të shteteve – të njohura si shtete swing – ku secili kandidat mund të fitojë.

Këto shtete janë Nevada, Arizona, Karolina e Veriut, Gerogia, Wisconsin, Michigan dhe Pensilvania.

Shtetet me më shumë banorë vlejnë më shumë, duke u përkthyer me numrin e votave të kolegjeve elektorale që mbart secili.2

Janë 538 vota të kolegjit zgjedhor në total. Presidenti/ja i ardhshëm do të jetë kandidati që merr 270 ose më shumë. Të dy kandidatët do të duhet të fitojnë të paktën tre shtete swing për t’i kapërcyer ato.

Rezultati mund të përmbyset

Derisa dalin rezultatet e para, BBC thotë se është e rëndësishme të dihet se është ende herët për të thënë se në cilën drejtim po anon kjo garë presidenciale.

Kur votat po numëroheshin në zgjedhjet e 2020-ës, Donald Trump dukej se po kryesonte në disa shtete kyçe në natën e zgjedhjeve, por këto shifra më vonë u përmbysen nga votat për Joe Biden pasi fletëvotimet me postë, të favorizuara shumë nga demokratët në atë kohë, ishin të numëruara.

Tani për tani po prin Donald Trump por kjo mund të ndryshojë kur numërohen më shumë fletëvotime.

Dhe për shkak të zonave të ndryshme kohore të shtrira në të gjithë SHBA-në, disa shtete me vota më të vogla për nga votat elektorale (si Kentucky, për shembull, me tetë) do të raportojnë rezultatet e tyre më herët se shtetet me një numër më të madh votash (si Kalifornia, me 54), të cilat mund të riformësojnë rezultatet aktuale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit