28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Trump: Nëse do të isha president do të bombardoja Moskën dhe Pekinin

- Advertisement -

Gjatë një takimi me disa financues kryesorë amerikanë të fushatës së tij, manjati thotë se po të ishte akoma president i Shteteve të Bashkuara do të sulmonte Moskën ose Pekinit nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën apo Kina të niste një luftë në Tajvan.

Kjo është hera e parë që ish kreu i Shtëpisë së Bardhë përdor këtë ton të ashpër në drejtim të Putinit, pasi në të kaluarën ka refuzuar të dënojë veprimet e Moskës.

Vitin e kaluar, Trump deklaronte se po të ishte presidenti i Amerikës do ta kishte zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Kinës në më pak se një ditë.

Trump e ka përmendur rrallë Ukrainën gjatë muajve të fundit. Vitin e kaluar, ai pretendoi se do ta “zgjidhte” luftën në më pak se një ditë. Surprizues edhe qëndrimi ndaj presidentit të Kinës, pasi në të shkuarën e afërt e konsideroi Xi Jinping si një mik të madh të tijin.

Trump lavdëroi liderin kinez Xi Jinping që në shkurt. Duke u shfaqur në Fox Neës, ai u pyet nëse po planifikon të rrisë presionin në luftën tregtare me Kinën që filloi në mandatin e tij të parë

Ndërsa tha se nuk po kërkon të rifillojë luftën tregtare, ai tha gjithashtu se do të konsideronte vendosjen e tarifave prej më shumë se 60 për qind.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit