4.3 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Trump mohon vizitën në Rusi, flet për mineralet e rralla: Ukraina është dakord

- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar zërat se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj për t’u takuar me homologun rus Vladimir Putin.

Të premten, e përjavshmja franceze “Le Point”, duke cituar burime anonime raportoi se Trump mund të ndjekë paradën që mbahet në kryeqytetin rus me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, një term ky i përdorur në Rusi për të përshkruar frontin lindor gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I pyetur në Shtëpinë e Bardhë nëse ka në plan ta bëjë këtë udhëtim, Trump ka hedhur poshtë mundësinë. “Jo, nuk do të shkoj. Nuk do të shkoj”, ka thënë ai.

Trump u pyet edhe për marrëveshjen e mundshme për mineralet e rralla të Ukrainës, që iu paraqit presidentit Zelensky nga sekretari i Thesarit, Scott Bessent në fillim të shkurtit.

Akordi parashikon që Shtetet e Bashkuara të marrin 50 për qind të të gjitha të ardhurave që gjenerohen nga mineralet strategjike ukrainase, si pjesë e asaj që Amerika e konsideron një lloj dëmshpërblimi për mbështetjen ushtarake që i ka ofruar Kievit.

“Mendoj se jemi pranë marrëveshjes. Po. Ata e duan atë dhe janë dakord. Është një marrëveshje shumë e madhe që na mban të pranishëm në atë vend dhe ata janë shumë të lumtur për këtë”, ka shtuar Trump.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit