Trump: Është koha që dikush tjetër të negociojë për Ukrainën

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar se nuk po kontribuon mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Unë dua që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë. Sinqerisht, Zelensky nuk po ndihmon shumë”, u tha Trump gazetarëve, duke shtuar se synimi i tij është të ndalojë vdekjen e njerëzve, raporton The Guardian.

Reagimi i tij erdhi pasi Zelensky deklaroi se presidenti amerikan ndodhet në “anën e gabuar të historisë”, në lidhje me qëndrimin e tij ndaj Rusisë.

Trump pretendoi se, po ta kishte dëgjuar më herët, presidenti ukrainas do të kishte arritur një marrëveshje më të favorshme dhe se shumë jetë mund të ishin shpëtuar.

 Besoj se është koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”, deklaroi Trump, duke pretenduar se lufta ka shkaktuar rreth një milion të vdekur.

Ndërkohë, Trump hodhi poshtë pretendimet se vendimi i tij i javës së kaluar për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë synonte t’i jepte Moskës një fitore, duke këmbëngulur se prioriteti i tij është përfundimi i luftës.

Të ngjashme

Të fundit