2.9 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

“Trump do të mund t’i shkarkonte prokurorët dhe gjyqtarët amerikanë”, ish-gjyqtari i EULEX-it shkruan për Gjykatën Speciale

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i EULEX-it në Kosovë, Dean Pineles, ia ka kushtuar një shkrim pozicionit të Amerikës në raport me Gjykatën Speciale, dhe relacionit të Donald Trump e Richard Grenell me Hashim Thaçin.

Në këtë shkrim të publikuar në Ballkan Insight, ish-gjyqtari i EULEX-it, Pineles, ka bërë një analizë të raporteve që Thaçi ka pasur me Trump, të gjykimit që po zhvillohet në Hagë si dhe të kohës kur Thaçit i ishte ngritur aktakuza.

Në këtë shkrim, ai përmend edhe raportin e Hashim Thaçit me Richard Grenell, dhe deklaratave të tij për lirimin e Thaçit.

Por, pjesa më e rëndësishme e shkrimit të ish-gjyqtarit, ndërlidhet me masat që mund të ndërmerr Amerika lidhur me Gjykatën Speciale.

Në një pjesë të artikullit, Pineles shkruan se Amerika mund të kërkojë tërheqjen e të gjithë stafit amerikan në Dhomat e Specializuara të Hagës. Kjo mund të përfshijë kryeprokuroren e Speciales, si dhe disa gjyqtarë amerikanë.

“Gjithashtu, përderisa ShBA-ja, mësa di unë, nuk ofron ndonjë financim të drejtpërdrejtë për Gjykatën Speciale, pasi kjo bëhet nga BE-ja, Trumpi prapë do të mund të përzihej në këto operacione të brendshme duke i shkarkuar të gjithë amerikanë që i janë dërguar Gjykatës nga Departamenti i Shtetit. Kjo do të mund t’i përfshinte kryeprokurorin e gjykatës, njërin nga prokurorët në rastin e Thaçit si dhe kryetarin e trupit gjykues në atë rast”, thuhet në artikull, transmeton Nacionale.

Pineles përmend edhe mundësinë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, por që sipas tij, kjo do ta linte pezull rastin e Thaçit.

“Por a nuk do të krijonte katrahurë ligjore shfuqizimi i gjykatës duke e lënë varur rastin e Thaçit? Po, do të krijonte, por pastrimi i rrëmujës do të ishte problem i dikujt tjetër. Më pak se eliminimi i gjykatës, Kuvendi do të mund ta amendamentonte Nenin 51 të Statutit për ta ofruar autoritetin për falje, i cili tani në mënyrë specifike përjashtohet, dhe për të ofruar autoritet më të madh për zbutjen e dënimeve nga një shtet tjetër, le të themi ShBA-ja, ku Thaçi do të mund të transferohej për ta vuajtur dënimin, nëse dënohet”, shkruan ish-gjyqtari i EULEX-it.

“Kështu, Kuvendit të Kosovës mund t’i bëhet trysni për t’i shfuqizuar amendamentin kushtetues dhe statutin e posaçëm me të cilin është themeluar gjykata si quid pro quo (në këmbim) të rivendosjes së ndihmave dhe mbajtjes së pranisë ushtarake. Kjo do t’i përbënte “veprimet e nevojshme ligjore” të mbështetura nga Grenelli”, shkruan ai më tutje.

Pineles thekson se Trump ka dëshmuar që nuk ‘lodhet’ fort me ndërhyrjen në drejtësi, duke përmendur edhe faljen e të dënuarve për protestat në Capitol.

“Trumpi ka dëshmuar në muajin e tij të parë në pushtet që zor se e kundërshton marrjen e veprimeve të guximshme e kundërthënëse, kur ato i përshtaten synimit të tij, madje duke eliminuar agjenci federale të tëra e duke shkarkuar mijëra punëtorë federalë. Në këtë pikë, Trumpi qartazi e ka dëshmuar gatishmërinë e tij, nëse jo etjen, për ta shfrytëzuar autoritetin e tij për falje dhe për të zbutur dënime për persona për të cilët ai beson se janë trajtuar në mënyrë të padrejtë. Për shembull, ai fali rreth 1.500 njerëz të cilët ishin dënuar për shkelje në lidhje me kryengritjen e 6 janarit të vitit 2021 në Capitol-in e ShBA-së, duke krijuar tërbim”, shkruan ish-gjyqtari në Kosovë.

Procesi gjyqësor në rastin e krerëve të UÇK-së është drejt fundit, me dëshmitarët e Prokurorisë që do të mbyllen në prill.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit