Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë, SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ka vazhdon të ketë kontrollin e plotë në Ngushticën e Hormuzit.

Ai ka deklaruar të mërkurën se aktualisht situata me Iranin është e mirë, pavarësisht që janë ndaluar negociatat mes dy shteteve.

“Tani për tani, mendoj se situata është shumë e mirë”, ka thënë Trump para gazetarëve.

Ai ka thënë se bisedimet me Teheranin mund të fillojnë përsëri “në një moment”.

Trump ka thënë vazhdimisht se përparësia e tij është parandalimi i Iranit nga pajisja me një armë bërthamore, ndërsa administrata e tij vazhdon të peshojë hapat e saj të ardhshëm në konflikt.

Të ngjashme

Të fundit