11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Trondit hetuesja: P Diddy është i përfshirë në vrasjen e reperit Tupac

- Advertisement -

Hetuesja përgjegjëse për vdekjen e reperit Tupac pretendon se muzikanti P Diddy është i përshirë në këtë krim.

Cheryl McCollum deklaroi se producenti Diddy Combs ëshë ‘padyshim i lidhur me vrasjen e reperit Tupac në vitin 1995’. “E gjithë kjo çështje filloi në vitin 1994, ku Tupac u qëllua me armë. Kur reperi u qëllua në vitin 1994 në Studios Quad të Nju Jorkut në Times Square, Diddy ishte në të njëjtën studio së bashku me 40 persona të tjerë.”

Reperi u qëllua për vdekje dy vite më vonë, teksa ishte në makinë. Më tej hetuesja shprehet “Një herë ai (Tupac) është i bllokuar në një ashensor dhe më pas në makinë. Pra, ai nuk ka pasur ku të largohej. Çuditërisht, nuk ka asnjë video të asnjërës skenë. Për mua kjo do të thotë se dikush afër tij e dinte se ku ishte”.

Dy të dyshuarit e asaj kohe, Biggie (reper) dhe Diddy mohuan përfshirjen në ngjarje, dhe një vit më vonë, konkretisht në 1997-ën, Biggie u gjet gjithashtu i vdekur. Vdekja e këtij të fundit nuk është zgjidhur ende.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit