Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi thuhet se ka tentuar me të gjitha mënyrat për ta bindur Kylian Mbappen të qëndrojë, por edhe të mos transferohet te Real Madridit, të cilët i konsideron rivalët më të mëdhenj.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi u përpoq maksimalisht për të bindur Mbappen që të mos bashkohej me Real Madridin si lojtar i lirë.
Ai u përpoq të luante lojëra mendjesh me sulmuesin francez dhe ta detyronte atë të nënshkruante një kontratë të re me PSG-në. Kjo përfshin dhënien e tre “shenjave paralajmëruese” për lojtarin.