28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Tri klube të Premierligës e duan Coutinhon

- Advertisement -

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, është duke u kërkuar nga tri klube të Premierligës, Liverpooli, Aston Villa dhe Evertoni, sipas Goal.

Coutinho më parë do të kthehej në Premierligë sesa të kthehej në atdheun e vet Brazil, raporton Gazeta Express.

Barcelona dëshiron ta largojë brazilianin për ta ulur shumën e pagave, në mënyrë që të jetë në gjendje ta regjistrojë Ferran Torresin dhe lojtarët e tjerë që i bashkohen klubit.

29-vjeçari nuk ka pasur hapësirë në ekipin e parë të Barçës, pasi i ka bërë vetëm 13 paraqitje si titullar në dy sezonet e fundit në ligë.

Dëshira e klubit dhe e lojtarit është t’i ndajnë rrugët dhe Anglia do të ishte shtëpi e njohur për brazilianin, në përpjekje për ta shpëtuar karrierën.

Rikthimi në Brazil është vështirë i mundshëm, duke e parë pagën e tij të lartë.

Liverpooli, Aston Villa dhe Evertoni i kanë ofruar atij mundësi për t’u kthyer në Premierligë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit