8.4 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Tri këshilla si të mposhtni ndrojtjen

- Advertisement -

Ka njerëz që miqësohen shpejt, janë pa komplekse e për rrjedhojë nuk e kanë problem kontaktin me njerëz të panjohur më parë. Por ka të tjerë, që e vuajnë shumë takimin me persona të panjohur. Djersë të ftohta, belbëzime, humbje kontrolli… për disa kjo gjendje është një torturë e vërtetë. Nga lind ky ankth? Ka disa hapa që mund t’ju bëjnë të hidhni pas drojën…

Shënoni gjithçka

Mbani një fletore me vete. Sa herë që ndodheni në vështirësi shkruani në të ndjenjat tuaja, mendimet që ju vijnë menjëherë ndërmend duke i shoqëruar me analizat e detajeve sipas interpretimit tuaj. Vetëvëzhgimi ju lejon të largoheni nga ndjesitë e ndrojtjes apo të turpit. Ky është hapi i parë që të shkëputeni nga ndjenja e ankthit.

Përballuni

Nevojitet kurajë për të folur në publik, por përballja është e vetmja mënyrë për të minimizuar problemin. Duhet të bisedoni me njerëz të panjohur, të përfshiheni në debat, të thelloni njohjet e reja. Ushtrohuni duke u përfshirë në diskutime mes miqve dhe njerëzve të afërm.

Filmoni veten

Për të kuptuar më mirë dobësitë tuaja, filmoni veten. Pastaj rikthejuni filmimit me qëllimin për të analizuar detajet e mëposhtme:

Zëri – Zëri është elementi bazë për të shprehur qartë atë që mendoni. Duhet të keni një ritëm të rregullt të frymëmarrjes, të flisni me zë të qartë dhe të plotë. Sa më ngadalë të flisni, aq më të qetë do të jeni dhe aq më shumë do të ulet ankthi.

Kontakti me sy – Kontakti viziv është i rëndësishëm. Zgjidhni që të rrini përballë dikujt që ju bën të ndiheni mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit