![Trepça përshëndetet me fitore nga FIBA Europe Cup Trepça përshëndetet me fitore nga FIBA Europe Cup](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/11/98.jpg)
Trepça e ka fituar ndeshjen e fundit të edicionit 2023/2024 në FIBA Europe Cup.
Të mërkurën mbrëma në “Minatori”, Trepça e mposhti skuadrën franceze, Gravelines Dunkerque me rezultat 76:68.
Trepça kishte humbur tri ndeshjet e para në fazën grupore të FIBA Europe Cup, por ndaj Gravelinesit ka shfaqur nivelin e duhur për fitore. Trepça më herët kishte humbur gjasat për avancim në raundin tjetër të garave.
Skuadra mitrovicase e nisi keq ndeshjen, por megjithatë e fitoi çerekun e parë me rezultat 27:14. Mysafirët fituan çerekun e dytë me rezultat 14:9, ndërsa në çerekun e tretë mitrovicasit ishin më të mirë, 19:17.
Fundi i ndeshjes ishte interesant, por skuadra e Trepçës megjithatë e mbajti epërsinë deri në fund. Çereku i katërt përfundoi 23:21 për Trepçën.
Danell Edge udhëhoqi Trepçën me 23 pikë e gjashtë asistime. Drilon Hajrizi i kishte 17 pikë e tetë kërcime. Brevin Galloway i kishte 14 pikë.