15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Prishtina mposhtet në ndeshjen e parë në ligën me katër skuadra

- Advertisement -

Sigal Prishtina e ka luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë në edicionin 2023/2024 të Ligës Ballkanike në basketboll. Në Cetinje të Malit të Zi, Prishtina luajti me Lovqenin. Pësoi humbje me rezultat 90:83.

Ky është edicioni i 16-të i Ligës Ballkanike në basketboll, që në vitet e fundit ishte shumë e dyshuar për kurdisje të ndeshjeve. Ndeshjen e së mërkurës e drejtoi një arbitër që deri në gusht ishte i dënuar nga FIBA. Liga Ballkanike nuk ka ndonjë peshë në vjetët e fundit, por Prishtina vendosi të garojë në të. Liga Ballkanike ka mbetur me vetëm katër skuadra, ndërsa është paralajmëruar edhe përfshirja e dy skuadrave tjera, emri i të cilave nuk është bërë i ditur.

Në BIBL garon edhe Plevlja nga Mali i Zi si dhe AEL Limassoli i Qipros.

Ndeshjen në Cetinje, Lovqeni e nisi me seri 13:0. Çerekun e parë skuadra malazeze e fitoi 29:16. Pas çerekut të dytë rezultati ishte 51:36 në të mirë të Lovqenit. Prishtina u afrua në rezultat vetëm në minutat e fundit, por pa ia dalë të bëjë përmbysjen e madhe.

Derrick Wilson ishte më i miri te Prishtina me 24 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.Shaheed Davis i kishte 16 pikë e shtatë kërcime. Steven Davis i realizoi 13 pikë e shtatë kërcime.

Të martën AEL Limassoli fitoi 93:42 ndaj Plevljës.

Prishtina më 12 dhjetor e pret skuadrën e Plevljës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit