6.2 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Trepça mposht Bashkimin

- Advertisement -

Skuadra e Bashkimit ka regjistruar humbjen e tretë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas humbjeve nga Vëllaznimi e Rahoveci 029, Bashkimi pësoi edhe nga Trepça.

Të mërkurën mbrëma në Prizren, Bashkimi u mposht nga Trepça me shifrat 71:64 në kuadër të xhiros së dhjetë.

Edhe pse Bashkimi pati start të mirë dhe ishte në epërsi pas dy çerekëve të parë, Trepça reagoi në dy periudhat e fundit për ta fituar ndeshjen.

Mikaile Tmushiq me 20 pikë, 7 kërcime e 3 asistime ishte më i dalluari te Trepça kurse te Bashkimi u veçua Dequon Lake me 20 pikë e 13 kërcime.

Të ngjashme

Të fundit