13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Trepça falënderon Gjakovën për mikëpritjen: Ishim në shtëpinë tonë, në simbolin e shqiptarisë

- Advertisement -

Fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça ka falënderuar Gjakovën për mikëpritjen gjatë tri ditëve.

Trepça falënderoi Gjakovën për organizimin e shkëlqyer dhe madhështimin e garës për kupë.

“Jemi larguar nga Gjakova me mbresat më të mira. Kemi konfirmuar e rikonfirmuar vlerat e jashtëzakonshme të këtij qyteti”, shkroi Trepça.

“Tri ditë në Gjakovë shkuan shpejtë e si më mirë. Ishim në shtëpinë tonë, në simbolin e shqiptarisë. Një organizim i shkëlqyer dhe madhështim i garës për Kupë. U larguam si fitues, por edhe më të pasur për shumë miq e dashamirë. Faleminderit Gjakovë lule e gjakut”.

Përndryshe, Trepça e mposhti Prishtinën të shtunën mbrëma, duke e fituar Kupën e Kosovës për herë të tretë radhazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit