28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Trepça e pandalshme, e shënon fitoren e 20-të radhazi duke mposhtur lehtësisht Bashkimin

- Advertisement -

KB Trepça ka vazhduar edhe në javën e parafundit dominimin në Superligën e Kosovës, duke arritur fitoren e 20-të radhazi, pasi fitoi lehtësisht ndaj Bashkimit me rezultat 92:78.

Klubi nga Mitrovica ka pësuar vetëm dy humbje këtë sezon, me të fundit që ishte në javën e shtatë, në fillim të nëntorit të vitit 2023, dhe që nga atëherë ky klub di vetëm për fitore.

Trepça e filloi për mrekulli takimin në Palestrën Minatori në Mitrovicë, ku në 10 minutat e parë shënuan 37 pikë, përkundër 23 pikëve të Bashkimit.

Mysafirët treguan krejt fytyrë tjetër në çerekun e dytë, ku shënuan 25 pikë dhe aplikuan mbrojtje të fortë, ku lejuan liderin aktual të shënonte vetëm nëntë pikë, me pjesën e parë që përfundoi 48:46 për skuadrën nga Prizreni.

Në çerekun e tretë Trepça filloi të këndellej dhe shkriu disavantazhin, duke kaluar në epërsi, pasi fituan 23:13, duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 69:61 në të mirë të mitrovicasve.

10 minutat e fundit të takimit i takuan sërish Trepçës, pasi fituan me gjashtë pikë epërsi 23:17, për rezultatin përfundimtar 92:78.

Në fitoren e 20-të radhazi për Trepçën më i dalluari ishte Drilon Hajrizi që shënoi 27 pikë dhe kontribuoi me shtatë rebounds e dy asistime, ndërsa pati ndihmën e Bracy-Davis me 16 pikë e Darnell Edge me 15 pikë.

Te Bashkimi si zakonisht u dallua Umipig që realizoi 22 pikë, ndërsa edhe katër lojtarë shënuan pikë dyshifrore por që ishin të pamjaftueshme.

Lejson Zeqiri që pati paraqitje të mrekullueshme në ndeshjen e kaluar, sot dështoi të jipte ndikimin e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit