22.9 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

“Trembet” Chelsea, Real Madrid mund të joshë Reece James

- Advertisement -

Real Madrid e ka ndjekur progresin e Reece James për një kohë të gjatë, dhe është raportuar në shumë raste se madrilenët e konsiderojnë atë si një kandidat të përshtatshëm për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Deri më tani, anglezi nuk ka shfaqur shenja pakënaqësie tek klubi londinez, aty ku mori shiritin e kapitenit dhe iu dha një kontratë afatgjatë.

Por, siç raportojnë mediat angleze, në rast se forma e dobët e Chelsea vazhdon, 23-vjeçari mund të ndryshojë mendje.

Dean Jones, gazetar në mediumin ‘Give Me Sport’, ka thënë se Reece James është në dijeni të interesimit nga Real Madrid.

“Reece James është në dijeni të interesimit nga ana e Real Madrid, por momentalisht ai është i fokusuar vetëm tek Chelsea”, ka thënë fillimisht Jones.

Ai shtoi se Chelsea duhet ta marrë vetën sa më parë përndryshe në të ardhmen Reece James mund të mendoj largimin nga Londra.

“E vetmja gjë për të cilën Chelsea duhet të shqetësohet është në rast se sezoni shkon keq. Reece James është i përkushtuar, por nëse ata e përsërisin sezonin e kaluar, dhe Real Madridi bën një ofertë, ai duhet të marrë një vendim. Ta refuzosh ofertën e Real Madrid nuk do të ishte e lehtë”, përfundoi ai.

Reece James momentalisht është jashtë fushave që nga 13 gushti, teksa numri i ndeshjeve që ka humbur këtë sezon ka shkuar në gjashtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit